Gjuha antisemite është e papranueshme”/ Balla: Protesta e humbi kauzën fillestare. Nuk e…

Gjuha antisemite është e papranueshme”/ Balla: Protesta e humbi kauzën fillestare. Nuk e…

Pikat kryesore

  • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar ashpër shfaqjet e gjuhës antisemite duke i cilësuar ato si të papranueshme për shqiptarët.
  • Sipas Ballës, kjo lëvizje e ka humbur kauzën e saj fillestare dhe rrezikon të nxjerrë në pah elementë të një të majte radikale.
  • Për Shqipërinë heqja e flamurit të Izraelit dhe përdorimi i fjalës “çifutë” janë shumë shqetësuese.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar ashpër shfaqjet e gjuhës antisemite duke i cilësuar ato si të papranueshme për shqiptarët. Sipas Ballës, kjo lëvizje e ka humbur kauzën e saj fillestare dhe rrezikon të nxjerrë në pah elementë të një të majte radikale. “Dy fjalë për antisemitizmin. Për shqiptarët gjuha antisemite është e papranueshme. Për Shqipërinë heqja e flamurit të Izraelit dhe përdorimi i fjalës “çifutë” janë shumë shqetësuese. Shqiptarët nuk e kanë zakon që të përdorin flamujt dhe simbolet e vendeve të tjera. Shqipëria jonë e përbashkët duhet që të ecë përpara me këtë qasje. Kjo protestë e humbi kauzën fillestare. Unë nuk e di se kush janë organizatorët e vërtetë. Ka shqetësim, si anëtar i Kuvendit prej shumë vitesh, për elementët radikalë. Nxirrni emrat, tregoni se çfarë keni bërë më parë në jetën tuaj dhe mos u merrni me interesa të ngushta. PD nuk e ka legjitimitetin për të përfaqësuar këtë protestë. Nga kjo protestë nuk mund të dalë një PD e re, por një e majtë radikale, kurse ne ndryshe nga ju kemi një PS të re, të rilindur. Të dashur protestues, me legjitimitet ne nuk e pranojmë partinë e Saliut si ndërmjetësuesen tuaj me ne. E dyta, që ka të bëjë me mocionin me debat për komisionin e rezolutës, nuk e pranojmë. Jam shumë dakord që të kemi një mocion me debat pro rezolutës, ta bëjmë për ditën që kemi diskutimin e raportit të PE. Zgjerojmë kohën e debatit dhe hajde të flasim për rezolutën e PE. Është e pamundur për ne që të shkelim normën e parlamentit”, tha Balla. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Nga kjo protestë s’mund të lindë një PD e re”, Balla: Nuk pranojmë në Kuvend mocionin me debat “Protesta, regjimi iranian i përfshirë”/ Balla: Nëse zgjedhjet bëhen nesër, PD do ketë gjysmën e grupit parlamentar “Protestuesit iu kanë marrë sheshin”/ Balla-deputetëve të opozitës: Ju u mundët, kurse PS nuk e mund dot askush

Lini një Përgjigje