GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku!

GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku!

Pikat kryesore

  • Gjykata e Posaçme ka vendosur masë ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
  • Mësohet se masa e marrë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
  • Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike.

Gjykata e Posaçme ka vendosur masë ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se masa e marrë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Lini një Përgjigje