Pikat kryesore
- Qeveria gjermane po nxit më shumë kompani industriale të përfshihen në prodhimin e mbrojtjes.
- “Deri tani, kompanitë e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të industrisë sonë kanë punuar kryesisht paralelisht.
- Kjo duhet dhe ka për të ndryshuar”, tha sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Qeveria gjermane po nxit më shumë kompani industriale të përfshihen në prodhimin e mbrojtjes. “Deri tani, kompanitë e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të industrisë sonë kanë punuar kryesisht paralelisht. Kjo duhet dhe ka për të ndryshuar”, tha sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Pistorius u takua në Berlin me përfaqësues të industrisë dhe shoqatave, së bashku me ministren gjermane të Ekonomisë, Katherina Reiche. Së bashku, ata prezantuan platformën”SVI-Connect”, e cila synon të mundësojë që zinxhirët ekzistues të furnizimit në sektorin e mbrojtjes të plotësohen shpejt me burime të përshtatshme nga sektorë të tjerë industrialë. “Politika e sigurisë është tani gjithmonë edhe politikë ekonomike”, tha Reiche. “Ne duam dhe duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit”, theksoi Pistorius. “Dhe sigurisht që na ndihmon nëse përfshijmë furnizues të rinj në zinxhirët e vlerës, duke e bërë vetë zinxhirin më të sigurt për të ardhmen”, shtoi ai . Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sondazh: Bie mbështetja për kancelarin gjerman, vetëm 23 për qind të kënaqur me punën e tij Vizita e Wadephul në Tiranë, ambasada gjermane: Shqipëria po avancon me ritme të jashtëzakonshme