Pikat kryesore
- Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, gjendja e rrugëve në territorin e kësaj komune është e vështirësuar për qarkullim.
- Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, në disa segmente rrugore qarkullimi vazhdon të mbetet i vështirësuar.
- Po ashtu, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me operatorët përgjegjës dhe se qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, gjendja e rrugëve në territorin e kësaj komune është e vështirësuar për qarkullim. Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë dalë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në rrugët kryesore dhe dytësore. Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, në disa segmente rrugore qarkullimi vazhdon të mbetet i vështirësuar. Komuna ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore obligative, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe, nëse është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme derisa të stabilizohet plotësisht gjendja në rrugë. Po ashtu, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me operatorët përgjegjës dhe se qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 15:07 Irani paralajmëron se do të hakmerret nëse ShBA-ja sulmon protestuesit 01/11/2026 14:53 Raportohet për rritje të numrit të protestuesve të vrarë në Iran 01/11/2026 14:40 Një mijë apartamente në Kiev ende pa ngrohje pas sulmit rus