Gjeli i detit, importi uli çmimet/ Fermerët në Peqin: Rritja natyrale e shpendëve, kohë…

Gjeli i detit, importi uli çmimet/ Fermerët në Peqin: Rritja natyrale e shpendëve, kohë…

Pikat kryesore

  • Edhe pse Peqini ka një traditë të gjatë në mbarështimin e gjelit të detit, fermerët e zonës thonë se përballen me vështirësi e sfida të mëdha në kujdesin ndaj tyre.
  • Fermerët theksojnë se rritja natyrale e shpendëve kërkon më shumë kohë dhe kosto më të larta, ndërsa në treg ata përballen me konkurrencën e produkteve të importit, që shiten me çmime më të ulëta.
  • Aktualisht, gjeli i detit i rritur në fermat e Peqinit tregtohet me 1000–1200 lekë për kilogram, një çmim që sipas fermerëve shpesh nuk mbulon kostot reale të prodhimit.

Edhe pse Peqini ka një traditë të gjatë në mbarështimin e gjelit të detit, fermerët e zonës thonë se përballen me vështirësi e sfida të mëdha në kujdesin ndaj tyre. Fermerët theksojnë se rritja natyrale e shpendëve kërkon më shumë kohë dhe kosto më të larta, ndërsa në treg ata përballen me konkurrencën e produkteve të importit, që shiten me çmime më të ulëta. Aktualisht, gjeli i detit i rritur në fermat e Peqinit tregtohet me 1000–1200 lekë për kilogram, një çmim që sipas fermerëve shpesh nuk mbulon kostot reale të prodhimit. Gjatë aktivitetit promovues të organizuar në Peqin, drejtori i Bujqësisë Nazmi Xhyra, u shpreh se rreth 30 mijë gjela deti mbarështrohen çdo vit në zonë, të njohur për cilësinë dhe shijen e veçantë. Peqini është i njohur për mbarështimin e gjelit të detit, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Proda për festat e Nëntorit: Nderojmë ata që sakrifikuan për pavarsinë dhe lirinë e Atdheut Nga parada me flamuj e kuaj te kurorat me lule, si u festua në Shkodër dita e Flamurit “Sofra e ariut” atmosferë të veçantë për festa/ Ushqime, veshje tradicionale dhe akomodim

Lini një Përgjigje