Gimbo zbulon takimin me familjen e Selin dhe të atij e saj: “Ai më tha se…”

Gimbo zbulon takimin me familjen e Selin dhe të atij e saj: “Ai më tha se…”

Pikat kryesore

  • I ftuar këtë të diel në programin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori Gimbo ka ndarë me publikun detaje nga ditët e tij të para pas përfundimit të rrugëtimit në reality show.
  • Gjatë bisedës në studio, ai është ndalur te një zhvillim mjaft i rëndësishëm për të jashtë kamerave: takimi me familjarët e Selinës, partneres së tij në lojë.
  • Gimbo zbuloi se pritja nga ana e familjes ka qenë tejet mikpritëse dhe se ai ka arritur të krijojë një raport të afërt me ta, duke theksuar veçanërisht bisedën dhe vlerësimin që ka marrë nga babai i banores.

I ftuar këtë të diel në programin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori Gimbo ka ndarë me publikun detaje nga ditët e tij të para pas përfundimit të rrugëtimit në reality show. Gjatë bisedës në studio, ai është ndalur te një zhvillim mjaft i rëndësishëm për të jashtë kamerave: takimi me familjarët e Selinës, partneres së tij në lojë. Gimbo zbuloi se pritja nga ana e familjes ka qenë tejet mikpritëse dhe se ai ka arritur të krijojë një raport të afërt me ta, duke theksuar veçanërisht bisedën dhe vlerësimin që ka marrë nga babai i banores. Lidhur me këtë takim dhe mbresat e lëna, ai u shpreh saktësisht: “ Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selin, gëzoj respekt shumë të madh për ta, po ashtu edhe ata për mua.. më ka pëlqyer shumë vlerësimi i babait të Selin ndaj meje, edhe më pëlqyer shumë që më ka parë me atë sy, që qëllim im (ndaj Selin) nuk ka qenë asnjëherë i keq, as nuk është as nuk ka për të qenë. Edhe më ka pëlqyer shumë fjala “të shohim si djalin tonë”, edhe kur jam takuar me ata jam ndjerë sikur i njoh prej 100 vitesh, jam ndjerë shumë i afërt me ta.” Përveç prindërve, ish-banori zbuloi se ka gjetur një gjuhë të përbashkët edhe me vëllain e Selinës, Onno-n, me të cilin ndan jo vetëm të njëjtën moshë, por edhe fushën profesionale. “ Onno-n e kam si shok, se jemi edhe e njëjta moshë, e kam edhe koleg. Kam folur me të shumë çlirët. Kujtojmë se marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinës ishte një nga dinamikat më të ndjekura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Lini një Përgjigje