Beatrix Ramosaj: Beatrix Ramosaj i jep fund romancës me të dashurin e huaj! Si erdhën…

Beatrix Ramosaj: Beatrix Ramosaj i jep fund romancës me të dashurin e huaj! Si erdhën…

Prej disa vitesh, Beatrix Ramosaj ka zgjedhur të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas jetën e saj në Shqipëri dhe zhurmën mediatike që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Këngëtarja duket se ka preferuar një jetë më të qetë, larg vëmendjes publike dhe larg polemikave që dikur e vendosnin shpesh në qendër të lajmeve, përfshirë edhe lidhjen e saj me Donald Veshaj.

Jeta në SHBA ka qenë një kapitull krejt i ri për artisten, larg miqve, famës dhe kritikëve që la pas në Tiranë. Edhe pse në rrjetet sociale ajo ka qenë e rezervuar për jetën personale, indiciet nuk kanë munguar.

Në disa pamje të publikuara muaj më parë, Beatrix Ramosaj është parë në një stadium në Louisiana, duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers. Ajo nuk ishte vetëm—në krah të saj ndodhej një person që u aludua gjerësisht si partneri i saj i ri.

Kjo dalje publike është një nga të rrallat për këngëtaren, e cila prej kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe të ndërtojë një jetë të re në SHBA, pranë familjes së saj.

Megjithëse nuk ka konfirmime zyrtare, vetë artistja ka lënë të kuptohet më herët se ka rigjetur dashurinë, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Lini një Përgjigje