Pikat kryesore
- Sipas Hillit, Gelbard e quajti të atillë UÇK-në, duke u bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine.
- Pos tjerash, Hill tha se Gelbard sikur e dha dritën jeshile që sulmi ndaj familjes Jashari të ndodhte.
- “Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari.
Ish-ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se Robert Gelbard, ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, i është referuar si “terroriste” Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Hillit, Gelbard e quajti të atillë UÇK-në, duke u bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine. Pos tjerash, Hill tha se Gelbard sikur e dha dritën jeshile që sulmi ndaj familjes Jashari të ndodhte. “Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikur kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka prova për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill. Hill, tutje shtoi se pas sulmit në Prekaz, Gelbard mori qëndrim më të ashpër ndaj serbëve, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin. Programi më modern në fushën e sigurisë kombëtare, politikave publike dhe qeverisjes, në partneritet me Arizona State Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball 11/10/2025 16:30 Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, Hill: Sikur e dha dritën jeshile për sulmin ndaj familjes Jashari 11/10/2025 16:25 Hill: Termi ‘terroristë’ për UÇK-në bëri që serbët ta sulmonin familjen Jashari, Gelbard më pas pati bisedë të ashpër me Millosheviqin 11/10/2025 16:18 Kurti: Konjufca ka afat edhe 10 ditë për qeverinë, s’është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill