Gasperini e lëshoi një batutë, kur u pyet rreth transferimit të Jadon Sancho te Roma Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, bëri shaka me gazetarët duke u thënë që ta telefonojnë Jadon Sancho-n “nëse e keni numrin e tij”, pas një sage të gjatë merkatoje që ka përfshirë Giallorossët dhe ish-anësorin e Chelseat dhe Borussia Dortmund. Prej disa javësh, Roma është lidhur me një lëvizje për anësorin e Manchester United, i cili nuk preferohet më nga klubi anglez dhe ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij në “Old Trafford”. Pas shumë bisedimesh dhe kthesash, Roma ende nuk ka marrë miratimin e Sancho-s për këtë transferim, megjithatë Gasperini mban qëndrimin se lojtari “nuk ka thënë kurrë jo” për një kalim te Stadio Olimpico. Raportet e fundit gjatë javës tregojnë se Giallorossët kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të tjera, përfshirë Tyrique George të Chelseat, i cili ka të njëjtin agjent si Sancho, dhe më vonë edhe Federico Chiesa e Benja Dominguez. Gasperini u pyet për ndjekjen e Sancho-s nga Roma gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së ardhshme të Serie A kundër Pizës. “Telefonojeni nëse e keni numrin,” tha Gasperini me shaka. “Ju dukeni sikur i dini të gjitha. Nuk e di se cilat janë hapësirat tani. “Sancho është një mundësi, ne jemi një mundësi për të. Nëse nuk është kështu, ai do të qëndrojë aty ku është,” konfirmoi trajneri i Romës. Ndërkohë që Roma vazhdon të kërkojë përforcime në sulm, Gasperini këmbëngul se është i kënaqur me opsionet që ka në dispozicion për sfidën ndaj Pizës të shtunën në mbrëmje. “Sulmi i Romës nesër do të përbëhet nga Ferguson, Dovbyk, Dybala, El Shaarawy, Baldanzi dhe Soule. Ka edhe (Antonio) Arena, i cili më ka intriguar dhe do ta kem në stol për të filluar ta njoh më mirë.” /GazetaExpress/ Gasperini e lëshoi një batutë, kur u pyet rreth transferimit të Jadon Sancho te Roma Aston Villa dëshiron që ta rikthejë Asension Mourinho mund të rikthehet tek Unitedi, si pasardhës i Amorimit Reali e ka mësuar çmimin e Ibrahima Konates Presidenti i Lille reagon për Zhegrovën: Nuk jam kontaktuar nga Marseille Kosova publikon listën për ndeshjet e shtatorit, ftohet Leon Avdullahu Shukri Buja rikthehet në garë për Lipjanin: Është amanet i shokëve në Hagë Thirrje për ndihmë: 10 vjeçari Elvis Hasani prej 18 ditësh në koma, familja apelon për solidaritet Gasperini e lëshoi një batutë, kur u pyet rreth transferimit të Jadon Sancho te Roma Irani peshon përgjigjen pas aktivizimit të mekanizmit për rivendosjen e sanksioneve Rritja e çmimit të energjisë ndikoi në ngritjen e kostos së ndërtimit Publikimi terr e zi për UÇK-në, Xhevdet Smakiqi: Si mund të përulet Dimal Basha para varrit të Adem Jasharit
Gasperini e lëshoi një batutë, kur u pyet rreth transferimit të Jadon Sancho te Roma