Pikat kryesore
- E gjithë beteja njëvjeçare e opozitës kundër qeverisë në raport me procesin e integrimit në Evropë u përqendrua tek fakti që vlerësimi i ndërmjetëm do ishte negativ dhe Shqipëria do mbetej në vendnumëro.
- Vlerësimi i ndërmjetëm u bë pozitiv dhe Shqipëria tani është në procesin e përmbushjes së kushteve finale për anëtarësim.
- Sapo ky proces përfundoi, tani ka filluar një betejë e re duke thënë se Gjermania dhe Holanda kanë shumë rezerva dhe do bëjnë monitorim të fortë të kushteve.
E gjithë beteja njëvjeçare e opozitës kundër qeverisë në raport me procesin e integrimit në Evropë u përqendrua tek fakti që vlerësimi i ndërmjetëm do ishte negativ dhe Shqipëria do mbetej në vendnumëro. Vlerësimi i ndërmjetëm u bë pozitiv dhe Shqipëria tani është në procesin e përmbushjes së kushteve finale për anëtarësim. Sapo ky proces përfundoi, tani ka filluar një betejë e re duke thënë se Gjermania dhe Holanda kanë shumë rezerva dhe do bëjnë monitorim të fortë të kushteve. Kur dëgjon ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri dhe atë të Holandës, kupton se kushtet për të cilat flasin ata janë problemet reale që ka Shqipëria. Ato lidhen kryesisht me pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe shmangien e mbrojtjes politike të zyrtarëve të lartë nën akuzë. Në të vërtetë, Shqipëria ka probleme shumë më të forta në këtë drejtim se sa citojnë dy diplomatët perëndimorë. Problemi që ka drejtësia e re në Shqipëri është se ajo po dëshmon “paprekshmëri” nga ligji dhe paaftësi të thellë në dhënien e drejtësisë. Kërkesat e diplomatëve perëndimorë janë jo vetëm normale, por minimaliste në raport me pretendimet që ne kemi për Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi u bë për t’u kthyer qytetarëve besimin tek drejtësia, për t’u dhënë atyre drejtësi dhe për të qenë tërësisht e pavarur nga politika.