Fund qëndrimi i shkurtër , sulmuesi që erdhi me zhurmë te Egnatia rikthehet në Portugali…

Fund qëndrimi i shkurtër , sulmuesi që erdhi me zhurmë te Egnatia rikthehet në Portugali…

Pikat kryesore

  • Afonso Rodrigues është bërë pjesë e Coimbra-s, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin shqiptar.
  • Futbollisti 23-vjeçar u nda nga Egnatia, skuadër së cilës i ishte bashkuar vetëm disa muaj më parë, dhe tani fillon një kapitull të ri në kampionatin e dytë portugez.
  • Me skuadrën e re, sulmuesi ka lidhur një marrëveshje dyvjeçare, e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2028.

Afonso Rodrigues është bërë pjesë e Coimbra-s, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin shqiptar. Futbollisti 23-vjeçar u nda nga Egnatia, skuadër së cilës i ishte bashkuar vetëm disa muaj më parë, dhe tani fillon një kapitull të ri në kampionatin e dytë portugez. Me skuadrën e re, sulmuesi ka lidhur një marrëveshje dyvjeçare, e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2028. Ai largohet nga Shqipëria me statusin e kampionit të “Abissnet Superiore”, një titull i fituar gjatë kohës që ishte pjesë e rrogozhinasve. Gjatë periudhës së tij te Egnatia, Rodrigues u aktivizua në 16 takime. Edhe pse transferimi i tij u prit me shumë entuziazëm dhe pritshmëri të larta, kontributi i tij në fushë mbeti i kufizuar, duke realizuar vetëm një gol dhe pa mundur të regjistrojë asnjë pasim vendimtar për bashkëlojtarët.

Lini një Përgjigje