Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Pikat kryesore

  • Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në Sivas të Turqisë.
  • Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bagdat”, teksa 28-vjeçari ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij.
  • Sipas informacioneve të para nga mediat lokale, aksidenti ka rezultuar vetëm me dëme materiale, pa pasoja për njerëzit e përfshirë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në Sivas të Turqisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bagdat”, teksa 28-vjeçari ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të para nga mediat lokale, aksidenti ka rezultuar vetëm me dëme materiale, pa pasoja për njerëzit e përfshirë. Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e sulmuesit lushnjar është e mirë dhe ai nuk ka pësuar lëndime. Megjithëse ndërhyrja e ekipeve mjekësore në vendngjarje nuk ka qenë e nevojshme, Manaj ka shkuar në spital për kontrolle të detajuara si masë paraprake, ku është konfirmuar se nuk ka asnjë problem fizik.

Lini një Përgjigje