Francezi ishte “fajtor” që Inter e humbi derbin e Madoninës/ Portieri milanist ka ndalur…

Francezi ishte “fajtor” që Inter e humbi derbin e Madoninës/ Portieri milanist ka ndalur…

Pikat kryesore

  • Menja natyrisht vlen më shumë se kaq, dhe kundër zikaltërve e provoi veten përsëri, veçse statistikat e tij tek 11-metërshat janë vërtet të mrekullueshme.
  • Numri 1 francez ka pritur 15 gjuajtje nga 65 gjithsej, që do të thotë plot 23 për qind.
  • Aspak gjë e vogël, dhe shumë portierë të shquar nuk mund t’i afrohen.

Ajo që bëri javën e kaluar e ngjiti në piedestal. Majk Menja është padyshim njëri nga portierët më të kërkuar në botë dhe mediat italiane shkruajnë se Milani e ka shumë të vështirë ta mbajë, pavarësisht dëshirave të trajnerit Masimiliano Alegri dhe drejtorit sportiv Igli Tare. Penalltia e pritur përballë Hakan Çalhanoglusë në derbin ndaj Interit ishte një tjetër provë e reflekseve të tij të shkëlqyera, edhe kur vjen puna tek momenti më I vështirë për një gardian, ai I gjuajtjes nga pika e bardhë. Menja natyrisht vlen më shumë se kaq, dhe kundër zikaltërve e provoi veten përsëri, veçse statistikat e tij tek 11-metërshat janë vërtet të mrekullueshme. Numri 1 francez ka pritur 15 gjuajtje nga 65 gjithsej, që do të thotë plot 23 për qind. Aspak gjë e vogël, dhe shumë portierë të shquar nuk mund t’i afrohen. Menja ka ndalur yje si Paulo Dibalën, Moise Keanin, dhe Domeniko Berardin, ndërsa ka luajtur në Serinë A, ka pritur 11-metërshat e Kviça Kvarackelias dhe Mohamed Salahut në Champions, si dhe të një Radamel Falkaoje kur ka qenë në ligën franceze. Me kombëtaren e Francës, mbahen mend pritjet përballë kroatit Andrejt Kramariç, në fitoren 2-0 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, si dhe gjuajtjen e Memfis Depait, ndërsa “gjelat” mundën Holandën 4-0 në Paris në eliminatoret e Kampionatit Europian. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Djalli” pushton Milanon/ Derbi mbetet i Milan, kuqezinjtë cinikë mundën 0-1 Inter Milan, ku e ke “margaritarin” norvegjez/ Një histori e habitshme e sulmuesit Larsen, që i shënoi Italisë Milan bën “harakiri”/ Kuqezinjtë dominojnë deri 2-0, por Parma i merr barazimin 2-2

Lini një Përgjigje