Pikat kryesore
- Festa e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë bashkë në SHBA diplomatët amerikanë të cilët kanë shërbyer ndër vite në vendin tonë.
- Në foton e ndarë nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, janë fotografuar ish-ambasadorët Marcie B.
- Bushati thekson “kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve”.
Festa e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë bashkë në SHBA diplomatët amerikanë të cilët kanë shërbyer ndër vite në vendin tonë. Gjatë pritjes zyrtare për 28 Nëntorin nga Ambasada e Shqipërisë në Washingon, të pranishëm ishin anëtarë të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues të Kongresit të SHBA-së, Departamentit të Shtetit, ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. Në foton e ndarë nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, janë fotografuar ish-ambasadorët Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu. Bushati thekson “kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve”. “ Mirënjohje për ish-ambasadorët e USA në Shqipëri: Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve tanë. Ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i prisja në ceremoninë e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe t’u shprehja edhe një herë falenderime për gjithçka kanë bërë për vendin tonë. Prania e tyre, përkrah komunitetit shqiptar në Uashington, e pasuroi këtë moment të rëndësishëm dhe dëshmoi edhe një herë vazhdimësinë e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ”-shkruan Bishati.