Pikat kryesore
- Edhe pse Mereme Sela nuk arriti dot të ishte në garë ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën, ajo u bë ‘pjesë’ e procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
- Një anëtar i PD, ia ka dhënë votën mjekes Sela, edhe pse në fletën e votimit ishte vetëm emri i Sali Berishës.
- Sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku në garë është vetëm kryetari aktual, Sali Berisha, ku 51 mijë demokratë janë thirrur për të votuar.
Edhe pse Mereme Sela nuk arriti dot të ishte në garë ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën, ajo u bë ‘pjesë’ e procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Një anëtar i PD, ia ka dhënë votën mjekes Sela, edhe pse në fletën e votimit ishte vetëm emri i Sali Berishës. Sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku në garë është vetëm kryetari aktual, Sali Berisha, ku 51 mijë demokratë janë thirrur për të votuar. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, procesi i fundit normal për demokratët para se të hynin një një luftë të brendshme, të drejtën e votës e kishin 75 mijë anëtarë. Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit, ku do të jenë mbi 90 qendra votimi në të gjithë vendin.