Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër…

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër…

Pikat kryesore

  • Kjo është një sfidë historike për tanët, pasi për herë të parë kuqezinjtë garojnë në këtë fazë.
  • Sa i takon atmosferës, prej mëngjesit të sotëm në rrugët e Varshavës ka nisur festa me këngë dhe valle patriotike, teksa shqiptarët e kanë ‘ngjyrosur’ kuqezi kryeqytetin polak.
  • Trajneri Sylvinho ka dërguar në UEFA listën zyrtare me 23 futbollistët e gatshëm që do ketë për këtë sfidë, teksa mungojnë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake.

Kjo është një sfidë historike për tanët, pasi për herë të parë kuqezinjtë garojnë në këtë fazë. Sa i takon atmosferës, prej mëngjesit të sotëm në rrugët e Varshavës ka nisur festa me këngë dhe valle patriotike, teksa shqiptarët e kanë ‘ngjyrosur’ kuqezi kryeqytetin polak. Trajneri Sylvinho ka dërguar në UEFA listën zyrtare me 23 futbollistët e gatshëm që do ketë për këtë sfidë, teksa mungojnë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake. Asani ka kohë që nuk luan, pas largimit nga Irani për shkak të luftës, ndërsa dy zgjedhjet e tjera duket se janë teknike, për shkak të mbingarkesës në repartin anësor të sulmit dhe mbrojtje. Pritet që tanët të luajnë me skemën 4-3-3 dhe me një ‘sulmues të fshehur’, i cili nuk do jetë Muçi. Mungesat e Dakut dhe Manajt, si edhe forma jo e mirë e Brojës, ka bërë që trajneri mos ketë një pikë orientimi në sulm, duke dashur të jetë në fushë me një ‘nëntë false’, në këtë rast Nedim Bajrami, që edhe më herët ka luajtur në këtë rol. Porta, mbrojtja dhe mesi i fushës nuk pritet të ketë ndryshime nga ndeshjet e fundit, ndërsa dilema e trajnerit është për sulmin. Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni, Bajrami (Broja), Hoxha (Muçi) Trajner: Sylvinho

Lini një Përgjigje