Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore Forcimi i lekut ndaj euros

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore Forcimi i lekut ndaj euros

Pikat kryesore

  • Forcimi i lekut ndaj euros në vitet e fundit nuk konsiderohet më një zhvillim i përkohshëm.
  • Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një fenomen me bazë strukturore, i lidhur ngushtë me përmirësimin e ekonomisë dhe hyrjet në rritje të valutës në vend.
  • “Trendi i forcimit të kursit të këmbimit të lekut është diktuar, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike, tregtare e financiare me jashtë.

Forcimi i lekut ndaj euros në vitet e fundit nuk konsiderohet më një zhvillim i përkohshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një fenomen me bazë strukturore, i lidhur ngushtë me përmirësimin e ekonomisë dhe hyrjet në rritje të valutës në vend. “Trendi i forcimit të kursit të këmbimit të lekut është diktuar, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike, tregtare e financiare me jashtë. Në kushtet e një kursi të lirë këmbimi, kjo është reflektuar në forcimin e lekut”, citon Banka e Shqipërisë. Përveç turizmit, edhe remitancat dhe investimet e huaja kanë kontribuar në këtë prirje, duke rritur hyrjet valutore dhe duke përmirësuar bilancin e pagesave të vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zhvillim lidhet edhe me rritjen e besimit në ekonominë vendase dhe uljen e perceptimit të rrezikut financiar, çka ka shtuar preferencën për kursime në monedhën kombëtare. “Forcimi i kursit të këmbimit pasqyron, në një masë të madhe, përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare. Ai lidhet me rritjen e produktivitetit dhe me reduktimin e primeve të rrezikut në tregun financiar. Për rrjedhojë, ky fenomen mbetet i qëndrueshëm për sa kohë këta faktorë vijojnë të jenë të pranishëm”. Megjithatë, ky zhvillim ka edhe efekte të diferencuara në ekonomi. Ndërsa ndihmon në uljen e presioneve inflacioniste dhe rrit fuqinë blerëse, ai njëkohësisht sfidon konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit mbetet një tregues kyç që kërkon monitorim të vazhdueshëm, në një ekonomi gjithnjë e më të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm.

Lini një Përgjigje