Pikat kryesore
- “Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të kishte pasoja”/ Ditmir Bushati: Përdorimi i aseteve të ngrira ruse, karta e Europës.
- Aleanca me SHBA domosdoshmëri Pavarësisht përpjekjeve amerikane, perspektiva e një armëpushimi në Ukrainë nuk duket ende në horizont.
- Fillimisht, në shkurt me takimin e shumë komentuar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentëve Trump dhe Zelensky.
“Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të kishte pasoja”/ Ditmir Bushati: Përdorimi i aseteve të ngrira ruse, karta e Europës. Aleanca me SHBA domosdoshmëri Pavarësisht përpjekjeve amerikane, perspektiva e një armëpushimi në Ukrainë nuk duket ende në horizont. Kjo është përpjekja e tretë brenda vitit. Fillimisht, në shkurt me takimin e shumë komentuar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentëve Trump dhe Zelensky. Më pas, në gusht në takimin në Alaska ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin. Dhe së fundmi, me ‘Planin e Paqes’ si pikënisje për bisedime mes palëve. Plani, i cili u hartua pa përfshirjen e ukrainasve dhe bashkërendimin e europianëve, pësoi ndryshime në takimin e Gjenevës mes aleatëve euro-amerikanë dhe ukrainasve. Rusia ka bërë të qartë se refuzon çdo marrëveshje armëpushimi që nuk përmbush kërkesat e saj thelbësore për më shumë territor, çarmatimin në shkallë të gjerë dhe ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ndërsa ukrainasit ndjehen disi më të lehtësuar pas takimit të Gjenevës dhe europianët këmbëngulin se askush nuk mund të flasë dhe vendosë për sovranitetin dhe sigurinë e tyre pa qenë të pranishëm në tryezë, kontaktet mes administratës amerikane dhe ruse vijojnë, me qëllim eksplorimin e rrugëve që do të siguronin një armëpushim dhe zgjidhje të qëndrueshme.