Ministri i Financave Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve. Kjo Task Forcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë.
Financave Petrit Malaj: Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’…