Pikat kryesore
- FIFA gjithashtu ka marrë masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të Serbisë në kuadër të kualifikuesve, kundër Letonisë në Leskovac.
Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, të fituar 0-1 nga kuqezinjtë në takimin e luajtur më 11 tetor 2025. Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) ka njoftuar me anë të një komunikate është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga një pjesë e publikut gjatë ndeshjes. FIFA gjithashtu ka marrë masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të Serbisë në kuadër të kualifikuesve, kundër Letonisë në Leskovac. Federata e Futbollit e Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregulloret dhe parimet e lojës së ndershme, si dhe të ndihmojnë ekipin kombëtar me mbështetjen e tyre në një frymë sportive dhe pa incidente. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/06/2025 11:19 FIFA dënon Serbinë për ndeshjen ndaj Shqipërisë 11/06/2025 10:46 Ajax do të përshpejtojë bisedimet për rikthimin e Erik ten Hag 11/06/2025 10:25 Trajneri i Atalantës minimizon skandalin e Lookman: Adrenalinë e lartë, ndodh kudo