Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

Pikat kryesore

  • Përballja spektakolare mes Francës dhe Anglisë, e fituar nga “Tre Luanët” me rezultatin 6-4, nuk solli vetëm medaljen e bronztë për anglezët, por edhe një rekord historik në Kupën e Botës.
  • Ndeshja e zhvilluar në Miami u bë sfida e parë e një Botërori që prodhon 10 gola ose më shumë që nga viti 1982, duke i dhënë fund një pritjeje 44-vjeçare.
  • Anglia mbylli pjesën e parë në avantazhin 4-0, por Franca reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë dhe arriti ta çonte rezultatin në 5-4.

Përballja spektakolare mes Francës dhe Anglisë, e fituar nga “Tre Luanët” me rezultatin 6-4, nuk solli vetëm medaljen e bronztë për anglezët, por edhe një rekord historik në Kupën e Botës. Ndeshja e zhvilluar në Miami u bë sfida e parë e një Botërori që prodhon 10 gola ose më shumë që nga viti 1982, duke i dhënë fund një pritjeje 44-vjeçare. Në historinë e Kupës së Botës, vetëm gjashtë ndeshje kanë regjistruar të paktën 10 gola: Austria 7-5 Zvicra – 12 gola (1954) Brazili 6-5 Polonia – 11 gola (1938) Hungaria 8-3 Gjermania – 11 gola (1954) Hungaria 10-1 El Salvadori – 11 gola (1982) Franca 7-3 Paraguai – 10 gola (1958) Franca 4-6 Anglia – 10 gola (2026) Sfida për vendin e tretë dhuroi emocione të pafundme. Anglia mbylli pjesën e parë në avantazhin 4-0, por Franca reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë dhe arriti ta çonte rezultatin në 5-4. Megjithatë, Jude Bellingham vulosi fitoren e anglezëve me golin e gjashtë në minutat shtesë, duke e kthyer ndeshjen në një nga më spektakolaret në historinë e turneut. Me plot 10 gola të shënuar, Francë–Angli 4-6 tashmë ka hyrë në librat e historisë si një nga përballjet më të jashtëzakonshme që ka parë ndonjëherë Kupa e Botës.

Lini një Përgjigje