Festat e fundvitit, shteti në këmbë/ Fluks në Kakavijë, shtohet personeli dhe sportelet

Festat e fundvitit, shteti në këmbë/ Fluks në Kakavijë, shtohet personeli dhe sportelet

Pikat kryesore

  • Në Pikën Kufitare të Kakavijes drejtues të strukturave të Policisë Kufitare dhe Policisë së Rendit kanë inspektuar zbatimin e masave të përcaktuara në planin e posaçëm për fundvitin.
  • Dy drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit inspektuan masat e marra nga forcat blu në Kakavije për evitimin e radhëve të pritjes dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në doganën e Kakavijës.
  • Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj foli per bashkepunimin me palën greke për përpunimin e fluksit të shtuar përgjatë periudhës të festave të fundvitit.

Në Pikën Kufitare të Kakavijes drejtues të strukturave të Policisë Kufitare dhe Policisë së Rendit kanë inspektuar zbatimin e masave të përcaktuara në planin e posaçëm për fundvitin. Dy drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit inspektuan masat e marra nga forcat blu në Kakavije për evitimin e radhëve të pritjes dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në doganën e Kakavijës. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj foli per bashkepunimin me palën greke për përpunimin e fluksit të shtuar përgjatë periudhës të festave të fundvitit. Janë shtuar sportelet dhe numri i punonjësve të Policisë, veçanërisht në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë dhe në pikat e tjera me fluks të lartë, ku prej dy javësh punohet me kapacitet të plotë logjistik dhe njerëzor. Dhimitraq Ziu, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike theksoi se Shërbimet e policisë së Rendit do të jene në gadishmëri edhe natën e ndërrimit të viteve. Efektivët e Shqiponjave, Reneas dhe Forcës Kombëtare do të jenë në gadishmëri për t’ju përgjigjur situatave Gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje e qarkullimit ndërkufitar rreth 10.5% krahasuar me vitin e kaluar, jo vetëm të shtetasve shqiptarë, por edhe të vizitorëve të huaj./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bllokohet Kakavija për tre orë/ Nga ora 18.00-21.00 nuk lejohet qarkullimi i mjeteve Tentoi të nxirrte nga Shqipëria më shumë se 22 mijë euro/ Kakavijë arrestohet 54-vjeçari Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar/ Procedohet 44-vjeçari në Kakavijë, sekuestrohen 42 mijë euro

Lini një Përgjigje