Pikat kryesore
Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Ferit Idrizi, ka mbajtur takim me fermerët vushtrrias. Idrizi tha se të njëjtit me punën e tyre të palodhur ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë lokale. Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më fuqishëm përmes subvencioneve. “Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale.Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”. Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale. Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve: Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi 🥛 Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve 🐝 Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi 🐑 50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore 💧 Gjatë këtij mandati, për të lehtësuar punën e fermerëve kemi filluar hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojmë të gjitha.✅ #FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA!