Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes…

Pikat kryesore

  • Policia e Vlorës zbardhi sot në mbrëmje (12 prill) detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur në zonën e “Skelës”, ku një fëmijë humbi jetnë pasi ra nga lartësia e ballkonit të pallatit ku jetonte.
  • Burime zyrtare thanë se vogëlushi ishte vetëm 2 vjeç dhe ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Pavarësia 3”, rreth orës 18:30.
  • Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës, por e ka humbur nga vëmendja në një çast teksa vogëlushi po lunate në ballkon dhe aksidentalisht është rrëzuar.

Policia e Vlorës zbardhi sot në mbrëmje (12 prill) detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur në zonën e “Skelës”, ku një fëmijë humbi jetnë pasi ra nga lartësia e ballkonit të pallatit ku jetonte. Burime zyrtare thanë se vogëlushi ishte vetëm 2 vjeç dhe ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Pavarësia 3”, rreth orës 18:30. Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës, por e ka humbur nga vëmendja në një çast teksa vogëlushi po lunate në ballkon dhe aksidentalisht është rrëzuar. “Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.”, thanë burime zyrtare. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje