Favorizuan autorin e plagosjes në Peshkopi, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit

Favorizuan autorin e plagosjes në Peshkopi, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit

Pikat kryesore

  • Zagradi, polic jashtë detyrës në momentin e ngjarjes, mbeti i plagosur rëndë.
  • Lidhur me këtë ngjarje ishin arrestuar nën akuzën për tentativën për të favorizuar autorin e plagosjes, tre të pandehur, Sh.C, F.K dhe F.B.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit Penal, dënimi u reduktua 1/3 duke u bërë 2 vite burg.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 9 janar 2020 në Peshkopi, ku bashkëfshatari Bukurosh Zagradi, u godit me thikë disa herë. Zagradi, polic jashtë detyrës në momentin e ngjarjes, mbeti i plagosur rëndë. Lidhur me këtë ngjarje ishin arrestuar nën akuzën për tentativën për të favorizuar autorin e plagosjes, tre të pandehur, Sh.C, F.K dhe F.B. Në përfundim të gjykimit, i zhvilluar me procedurë të shkurtuar, GJKKO ka vendosur që: -SH.C të fajtor për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe e ka dënuar fillimisht me 3 vite burg. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit Penal, dënimi u reduktua 1/3 duke u bërë 2 vite burg. Përveç burgimit, i pandehuri u ndalua të ushtrojë funksione publike për 5 vite. -F.K të fajtor për “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësi” , duke u dënuar fillimisht me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj. Ekzekutimi i vendimit për Kurti u pezullua dhe ai u vu nën mbikëqyrje për 16 muaj nga Shërbimi i Provës, me detyrimin për t’u paraqitur dhe për të marrë leje për ndryshimin e vendbanimit. -F.B të i pafajshëm për veprën e “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” . Vendimi i Gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sjellim ndërmend se më 9 janar 2020, në Peshkopi, rreth orës 13:15, A.Sh goditi disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi. Ky i fundit, polic, jashtë shërbimit në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Lini një Përgjigje