Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga…

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga…

Pikat kryesore

  • Në një deklaratë zyrtare, familja thekson se Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve.
  • “Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike.
  • Ndërsa shteti merrej me mbylljen e aplikacioneve, dështimi i tij sistematik vazhdoi të prodhonte viktima: fillimisht një i mitur në Maliq dhe së fundmi një tjetër jetë e këputur në Durrës,” theksojnë ata.

Familja e të ndjerit Martin Canit, i cili u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë Shkolla Fan Noli, ka mirëpritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok, duke konfirmuar se vendimi kishte cenuar lirinë e shprehjes. Në një deklaratë zyrtare, familja thekson se Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve. “Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike. Ndërsa shteti merrej me mbylljen e aplikacioneve, dështimi i tij sistematik vazhdoi të prodhonte viktima: fillimisht një i mitur në Maliq dhe së fundmi një tjetër jetë e këputur në Durrës,” theksojnë ata. “ Ne nuk do të heshtim! Kërkojmë drejtësi për Martinin dhe për çdo fëmijë tjetër që ra viktimë e këtij sistemi të kalbur. Nuk do të lejojmë që emri i djalit tonë, një futbollist me ëndrra dhe një shpirt i pastër, të përdoret më si mburojë për dështimet tuaja. Zëri ynë bashkohet me çdo familje që sot derdh lot. Kërkojmë veprime, jo fjalë!

Lini një Përgjigje