Falja e Kurban Bajramit / Besimtarët myslimanë falin namazin në Bulevardin “Dëshmorët e…

Falja e Kurban Bajramit / Besimtarët myslimanë falin namazin në Bulevardin “Dëshmorët e…

Pikat kryesore

  • Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.
  • Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve.
  • Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Në Shqipëri, mijëra besimtarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por dhe qytetet të tjera të vendit, ku falën Namazi i Kurban Bajramit nën organizimin e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, (KMSH). Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore. Pas faljes së Namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes me të afërmit dhe familjet në nevojë. Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame. Ne jemi kudo! Goditet organizata kriminale, sekuestrohen 1 milion euro/ Karamuço: Krimi shqiptar nuk është aq i rrezikshëm sa mafia italiane Kontroll në burgun e Fushë Krujës, gjendet një celular i fshehur “Amerika do kthehet në Hënë, këtë herë për të qëndruar”, shefi i NASA-s zbulon planet për misionin e ri

Lini një Përgjigje