Pikat kryesore
- 30 Qershori është afati i fundit për ata biznese apo individë që duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura tatimore e doganore.
- për të përfituar nga ligji është e nevojshme gjithashtu që deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026.
- Skema e faljes fiskale është një nga nismat më të mëdha të ndërmarra vitet e fundit për pastrimin e stokut të detyrimeve të vjetra tatimore dhe për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe individëve.
30 Qershori është afati i fundit për ata biznese apo individë që duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura tatimore e doganore. Administrata Tatimore thekson se Për detyrimet tatimore që i përkasin periudhës 2015–2019, subjekteve u jepet mundësia e pagesës së 50% të detyrimit kryesor dhe nga ana tjetër përfitojnë fshirjen 50% të borxhit të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave. për të përfituar nga ligji është e nevojshme gjithashtu që deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026. Pas këtij afati ekziston edhe një mundësi në bazë të së cilës duhet të realizohet pagesa 75% e principalit brenda datës 31 dhjetor 2026, për të përfituar faljen e 25% të detyrimeve të mbetura dhe të gjitha gjobave e kamatëvonesave. Skema e faljes fiskale është një nga nismat më të mëdha të ndërmarra vitet e fundit për pastrimin e stokut të detyrimeve të vjetra tatimore dhe për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe individëve. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se janë fshirë mbi 91 milionë euro borxhe të vjetra .Administrata Tatimore ka bërë me dije se mbi 105 mijë tatimpagues kanë përfituar nga kjo nismë ndërsa Borxhet kanë qenë kryesisht gjoba të vendosura nga inspektorët përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Makinat luksoze, Tatimet nisin kontrollet/ Hetim pasuror për pronarët që nuk justifikojnë blerjen e tyre Deklarata për të ardhurat/ Afati skadon në 30 prill, kush fiton mbi 2 milionë në vit dhe të dypunësuarit Informaliteti i lartë në ekonomi pengon investimet, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Shqetësim ndarja e bizneseve