Europa një hap më pranë: One Albania prezanton paketat risi të Roaming me BE

Europa një hap më pranë: One Albania prezanton paketat risi të Roaming me BE

Pikat kryesore

  • Tashmë, të qëndrosh i lidhur gjatë udhëtimeve në Europë bëhet me e lehtë, falë planeve të reja që One Albania prezanton.
  • Këto përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së.
  • Duke nisur nga sot, 20 maj 2026, klientët do të kenë fleksibilitet dhe liri komunikimi, si brenda vendit, ashtu edhe gjatë udhëtimeve në Europë.

Internet dhe minuta me vendet e BE-së direkt nga plani mujor, pa paketa shtesë apo tarifa ekstra Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Tashmë, të qëndrosh i lidhur gjatë udhëtimeve në Europë bëhet me e lehtë, falë planeve të reja që One Albania prezanton. Këto përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Duke nisur nga sot, 20 maj 2026, klientët do të kenë fleksibilitet dhe liri komunikimi, si brenda vendit, ashtu edhe gjatë udhëtimeve në Europë. Prezantimi i planeve me njësi komunikimi roaming të përfshirë është një hap konkret, që reflekton se si investimet e sektorit privat po afrojnë lidhjen e rajonit me Europën, duke sjellë standardet europiane të komunikimit më pranë përdoruesve. “ Ne duam të ndërtojmë ura mes njerëzve dhe vendeve. Si pjesë e Grupit hungarez 4iG, ndjejmë një përgjegjësi të madhe për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për këtë qëllim do të vëmë në funksion të gjithë potencialin tonë.”- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi. Planet e reja janë krijuar për përdoruesit që kanë nevojë për lidhje të qëndrueshme dhe komunikim të thjeshtë gjatë udhëtimeve. Abonentët që vizitojnë vendet e Bashkimit Europian do të mund të përdorin internetin dhe minutat e përfshira në planet e tyre pa aktivizime shtesë apo kosto ekstra. Mjafton që ata të aktivizojnë roaming-un në telefonat e tyre dhe përfitimet e planit do të aktivizohen automatikisht. Përmes kësaj nisme, One Albania vijon të investojë në infrastrukturë moderne, duke afruar Shqipërinë edhe më shumë me eksperiencën digjitale europiane. Të gjithë klientët e interesuar mund të marrin informacion të detajuar mbi këto risi në çdo dyqan One, duke telefonuar shërbimin e kujdesit ndaj klientit në numrin 142, ose duke vizituar One Albania . Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Në BE “sipas Ramës”, 5 vende janë dakord/ Anëtarësimi i Shqipërisë në union, integrim me faza Kryeministri polak paralajmëron: NATO mund të reagojë së shpejti me vendosmëri ndaj luftës në Ukrainë Integrimi, rezoluta në Kuvend/ “Evropa me sytë nga Ballkani”, Kamberi: BE është pro anëtarësimit të Shqipërisë

Lini një Përgjigje