Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë

Pikat kryesore

  • Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Sllovakisë.
  • Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, Shqipëria u mposht me rezultatin 6-0.
  • Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Mone (GK), Bajramaj, Kuçi, Nika, Kadiolli, Hysa, Ago, Vata, Ndoj, Qose, Reci.

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Sllovakisë. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, Shqipëria u mposht me rezultatin 6-0. Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Mone (GK), Bajramaj, Kuçi, Nika, Kadiolli, Hysa, Ago, Vata, Ndoj, Qose, Reci. Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 20-të, me golin e Michaela Pekarova. Në minutën e 24-t Shqipëria mbeti me 10 lojtare, pasi Kadiolli shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Goditja nga pika e bardhë u prit nga portierja Mone. Sllovakia shënoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë, me Tamara Kramlikova. Në pjesën e dytë, Sllovakia shënoi edhe katër gola të tjerë, me autore Havalec, Gondova (x2) dhe Bekecova. Ndeshja tjetër e ditës, e luajtur në “Air Albania” mes Luksemburgut dhe Lihtenshtejnit, përfundoi me fitoren e Luksemburgut 4-0. Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e fundit më 1 dhjetor, në “Arena Egnatia”, ndaj Lihtenshtejnit, në orën 13:30. Takimi do të transmetohet live në FSHF TV. loading…

Lini një Përgjigje