Etika përjashtoi 6 deputetë të PD. Opozita shkon në Këshillin e Mandateve, PS refuzon.…

Etika përjashtoi 6 deputetë të PD. Opozita shkon në Këshillin e Mandateve, PS refuzon.…

Pikat kryesore

  • Teksa në orën 11:00 do të duhej të ishte mbledhur Këshilli për Rregulloren e Mandateve, dhe Imunitetit, e kërkuar nga pakica, opozita, PS ka refuzuar.
  • Por pavarësisht kësaj, PD, e cila ka 2 anëtarë në Këshill, ka shkuar në mbledhje, për të diskutuar mbi masat disiplinore të kërkuara nga PS-ja për 29 deputetët e opozitës.
  • Socialisti Ulsi Manja, u pyet për këtë fakt nga gazetari Ergys Gjençaj, ndërsa deputeti iu shmang duke thënë se kishte angazhime të tjera në zonën e tij elektorale.

Etika përjashtoi 6 deputetë të PD. Opozita shkon në Këshillin e Mandateve, PS refuzon. Manja: Kam angazhime në zonën time elektorale! Teksa në orën 11:00 do të duhej të ishte mbledhur Këshilli për Rregulloren e Mandateve, dhe Imunitetit, e kërkuar nga pakica, opozita, PS ka refuzuar. Por pavarësisht kësaj, PD, e cila ka 2 anëtarë në Këshill, ka shkuar në mbledhje, për të diskutuar mbi masat disiplinore të kërkuara nga PS-ja për 29 deputetët e opozitës. (Masa u mor vetëm për 6 prej tyre). Socialisti Ulsi Manja, u pyet për këtë fakt nga gazetari Ergys Gjençaj, ndërsa deputeti iu shmang duke thënë se kishte angazhime të tjera në zonën e tij elektorale. “Sekretariati i Etikës e mbylli mbledhjen për sot. Ndërsa unë, si anëtar i Këshillit të Mandateve, pas mbylljes së kësaj mbledhjeje, kam angazhime në zonën time elektorale. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Shfrytëzojeni që t’i kaloni këto festa me familjen dhe miqtë tuaj.”, tha Manja. loading…

Nëse tema lidhet me një personazh publik, interesimi rritet shpesh nga reagimet në rrjete sociale dhe interpretimet e publikut, ndërsa faktet konfirmohen vetëm nga burime zyrtare.

Përditësimet e radhës zakonisht lidhen me deklarata, postime, ose reagime të drejtpërdrejta. Nëse ka sqarime apo zhvillime të reja, artikulli do të përditësohet.

Lini një Përgjigje