Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. është kjo ditë?

Pikat kryesore

  • Sot, më 26 dhjetor, ka nisur ajo që njihet si “ Boxing Day “, dita e uljeve të mëdha që pason festën e Krishtlindjes.
  • Sipas raportimeve nga mediat kryesore ndërkombërkombëtare, radhët jashtë qendrave tregtare kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Kanada dhe në SHBA-të.
  • Edhe pse kostoja e jetesës është rritur, ekspertët e ekonomisë thonë se konsumatorët po presin pikërisht këto ulje për të blerë pajisje elektronike dhe veshje që nuk i përballonin dot më parë.

Sot, më 26 dhjetor, ka nisur ajo që njihet si “ Boxing Day “, dita e uljeve të mëdha që pason festën e Krishtlindjes. Sipas raportimeve nga mediat kryesore ndërkombërkombëtare, radhët jashtë qendrave tregtare kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Kanada dhe në SHBA-të. Edhe pse kostoja e jetesës është rritur, ekspertët e ekonomisë thonë se konsumatorët po presin pikërisht këto ulje për të blerë pajisje elektronike dhe veshje që nuk i përballonin dot më parë. Sipas Sky News -it, pritet që vetëm në Britani të shpenzohen miliarda paund brenda 24 orëve. Megjithatë, një pjesë e madhe e blerjeve po zhvendoset online, ku gjigantë si Amazon -i kanë oferta deri në 70%. Ndryshe nga vitet e kaluara, disa marka të mëdha kanë vendosur t’i mbajnë dyqanet mbyllur sot për t’u dhënë mundësi punonjësve të pushojnë, duke i orientuar klientët drejt faqeve të internetit. Analistët e Bloomberg -ut vënë re se këtë vit njerëzit po tregohen më të matur, duke kërkuar vetëm produktet që janë vërtet të nevojshme. “Boxing Day ” (Dita e Kutive) festohet çdo vit më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjeve. Kjo festë e ka origjinën në Britaninë e Madhe dhe festohet kryesisht në vendet e Komonuelthit, si Kanada, Australia dhe Zelandë e Re. Megjithatë, vitet e fundit, për shkak të globalizimit dhe rëndësisë ekonomike, ajo është shtrirë si fenomen edhe në SHBA-të dhe vende të tjera. Emri nuk ka lidhje me sportin e boksit. Ekzistojnë dy teori kryesore për zanafillën e tij: •Kutitë e bamirësisë: Historikisht, në këtë ditë, kishat hapnin kutitë e lëmoshave ku besimtarët kishin lënë para gjatë vitit dhe ua shpërndanin ato të varfërve. •Dhuratat për shërbyesit: Në kohët e vjetra, shërbëtorët e shtëpive të mëdha duhej të punonin në ditën e Krishtlindjeve. Prandaj, më 26 dhjetor, atyre u lejohej të shkonin pranë familjeve të tyre dhe pronarët u jepnin “kuti” me dhurata, ushqime ose para si shpërblim. Sot, kjo ditë njihet për dy shtylla kryesore: •Konsumi: Konsiderohet si një nga ditët më të rëndësishme për ekonominë. Dyqanet e mëdha ofrojnë ulje drastike për të zbrazur magazinat nga stoqet e mbetura pas festave. •Sporti: Në Britaninë e Madhe, kjo është një ditë e shenjtë për futbollin. Premier League luan një javë të plotë ndeshjesh, ku stadiumet mbushen plot me familje që festojnë.

Lini një Përgjigje