Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

Pikat kryesore

  • Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku.
  • Historia e Endri Priftit dhe Ola Brukos nuk është më vetëm një romancë e bukur e lindur përpara kamerave, por një lidhje që tashmë po hyn në një fazë të re.
  • Rudina Magjistari: Po një fazë tjetër për marrëdhënien tuaj keni menduar, një propozim do të ketë?

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e Endri Priftit dhe Ola Brukos nuk është më vetëm një romancë e bukur e lindur përpara kamerave, por një lidhje që tashmë po hyn në një fazë të re. Të ftuar pasditen e kësaj të hëne në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti foli për herë të parë hapur jo vetëm për fillimet e dashurisë së tyre, por edhe për hapat e radhës që po planifikojnë: fejesë, martesë dhe një dasmë “me të gjitha adetet”. Rudina Magjistari: Po një fazë tjetër për marrëdhënien tuaj keni menduar, një propozim do të ketë? Endri Prifti: Patjetër që do të ketë! Do të bëhet zyrtarisht me të gjitha adetet. Rudina Magjistari: Cilat janë planet? Endri Prifti: Të gjitha do të bëhen me fejesa dhe martesa, me dasmë me të gjitha. Rudina Magjistari: I paskeni në plan? Endri Prifti: Patjetër, të gjitha! Rudina Magjistari: Hajde paskemi dasmë! Sa mirë! Po, propozimin e keni menduar apo e keni bërë? Ola Bruko: Nuk kemi unaza akoma, por do vijë avash-avash. Endri Prifti: Vjen vetë ajo në mënyrë spontane.

Lini një Përgjigje