EMRAT/ Sherr me sende të forta e thikë mes disa personave në Fier, dy të plagosur!…

EMRAT/ Sherr me sende të forta e thikë mes disa personave në Fier, dy të plagosur!…

Pikat kryesore

  • Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ka përfunduar me plagosjen e dy shtetasve, ndërsa policia ka në kërkim një 36-vjeçar me precedent penal.
  • Nga veprimet paraprake të grupit hetimor rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave.
  • Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, i cili është në kërkim.

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ka përfunduar me plagosjen e dy shtetasve, ndërsa policia ka në kërkim një 36-vjeçar me precedent penal. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 23:00, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është njoftuar se në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dy persona, Renato Hoxha dhe Devi Hoxha, njëri i dëmtuar në kokë me sende të forta, dhe tjetri i plagosur me mjet prerës. Nga veprimet paraprake të grupit hetimor rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, i cili është në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje