Pikat kryesore
- Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në Qeveri.
- Në vend të saj ka emëruar si numrin dy të Qeverisë Albana Koçiun, e cila është larguar nga Ministria e Brendshme.
- Si ministër i Brendshëm u emërua Besfort Lamallari, i cili largohet si ministër i Drejtësisë, post të cilin e merr Toni Gogu.
Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në Qeveri. Në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë nga dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në vend të saj ka emëruar si numrin dy të Qeverisë Albana Koçiun, e cila është larguar nga Ministria e Brendshme. Si ministër i Brendshëm u emërua Besfort Lamallari, i cili largohet si ministër i Drejtësisë, post të cilin e merr Toni Gogu. Ndërkohë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës kryeministri Rama ka vendosur t’ja besojë Enea Karakaçit. Po ashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila zëvendëson Toni Gogun në këtë detyrë. Dy ministrat që ikin nga kabineti qeveritar janë Elisa Spiropali si ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes. Si ministër të Jashtëm Rama ka ëmëruar ish-Ambasadorin e Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha. Ndërsa si ministër i Mbrojtjes është emëruar Ermal Nufi.