Emina Cunmulaj prek me historinë: Fëmijën e tretë e bëra me invitro, rrugëtimi më i vështirë i jetës sime

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, ka bërë një rrëfim të ndjeshëm për jetën e saj familjare në një intervistë me Orinda Hutën. Nënë e dy vajzave dhe një djali, Emina zbuloi se ardhja në jetë e të birit, Sha, nuk ishte një shtatzëni e zakonshme, por rezultat i procesit fertilizimit in-vitro (IVF).

Ajo tregoi se gjithmonë kishte pasur lehtësi për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, por kësaj here vendosi të ndiqte një rrugë tjetër. Sipas saj, ndjesia e fortë se edhe fëmijët e ardhshëm mund të ishin vajza e shtyu të marrë vendimin për të provuar IVF, duke përfituar nga e drejta e zgjedhjes së gjinisë që ofrohet në SHBA.

“IVF për mua ka qenë shumë e vështirë. Filluam me pesë embrionë dhe vetëm një rezultoi i shëndetshëm. Ai është Sha, djali ynë”, u shpreh Cunmulaj.

Me këtë rrëfim, modelja jo vetëm që ndau një kapitull personal të jetës së saj, por gjithashtu foli hapur për një temë të ndjeshme e shpesh të stigmatizuar. Ajo vuri në pah sfidat emocionale dhe fizike që shoqërojnë këtë proces, duke e bërë rrëfimin e saj edhe më frymëzues për shumë gra dhe familje që përballen me të njëjtat sfida.

Lini një Përgjigje