Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka folur hapur në “Dalina Show” për marrëdhënien e saj me Gjestin, duke e cilësuar lidhjen si “lojë” dhe duke theksuar se nuk ishte kurrë dashurore, por vetëm shoqërore. Egli pranoi se Gjestin e donte “si njeri”, por se ai nuk e frymëzonte në mënyrë romantike. Ajo u shpreh se kalonte mirë me të dhe ai e bënte për të qeshur, duke e ndihmuar të kalonte kohën brenda shtëpisë. Ajo shtoi se për një moment edhe vetë ajo ka jetuar “në deluzion”, por tashmë e sheh realitetin ndryshe. Egli, e cila deklaroi se është “single”, konfirmoi se lidhja me Gjestin është mbyllur dhe nuk ka më as numrin e tij të telefonit. Ajo pranoi se ndoshta do t’u thyejë zemrën disa njerëzve, por shtoi se nuk duhet të jetojë më në deluzion. “Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
Egli Tako: “Më vjen keq që do i thyej zemrën…”- konfirmon…