Egli Tako habit fansat: Nga refuzimi i lidhjeve në Big Brother VIP tek afrimiteti i papritur me Gjestin

Egli Tako, një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP, ka sjellë një kthesë të papritur në qëndrimet e saj. Gjatë një diskutimi të mbrëmshëm, Egli deklaroi prerazi se nuk ishte e gatshme të krijonte marrëdhënie romantike brenda shtëpisë. Por, vetëm një ditë më pas, sjellja e saj ka surprizuar ndjekësit.


Sot, ajo u shfaq shumë e afërt me Gjestin, një tjetër banor që ka tërhequr vëmendje të madhe në shtëpi. Sjellja e ngrohtë dhe momentet intime midis tyre kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo është fillimi i një afrimiteti më të thellë mes tyre. Fansat kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke ndarë opinione të ndryshme mbi këtë ndryshim të papritur të qëndrimit të Eglit.


Lini një Përgjigje