Me një sy më reflektues sot, Egli e pranon se ky vendim ishte i gabuar. “Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë,” tha ajo. Megjithatë, ajo nënvizoi se nuk është penduar për zgjedhjet e bëra në atë kohë. Sipas saj, edhe Olsi, me mundësitë që kishte, u përpoq ta mbështeste në mënyrën e vet, qoftë duke e bërë pjesë të ndonjë kënge, emisioni apo aktiviteti në prapaskenë. “Pishman nuk jam, sepse gjithçka ishte pjesë e asaj etape dhe e përpjekjes që bëmë së bashku, ” u shpreh Egli.
Egli: flet për për marrëdhënien me Olsi Bylykun: Kam bërë…