Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim…

Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim…

Pikat kryesore

  • Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet.
  • Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë.
  • Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime.

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë. Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet. “Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë. Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime. Kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më kërkuan 5.000 deri në 10.000 euro për një vend pune. Gjë që nuk ka asnjë garanci, pasi drejtorët e korruptuar të Rilindjes vazhdojnë e ndërrohen çdo muaj” tha ai. Më pas shtoi se, ashtu si ai, janë qindra apo mijëra shqiptarë që mbarojnë studimet dhe përfundojnë kamarierë ose banakierë. Akuza të rënda, për një student, të ri, që aspiron t’i futet politikës. “Prisni të merrni një rrogë te bashki, apo ditën e votimit të merrni një 200 eurosh të ndarë? Sigurisht që jo, nuk është kjo zgjidhja. Profesor Doktor Sali Berisha, ne demokratët, mbi të gjitha të gjithë shqiptarët të kanë besuar këtë detyrë, për t’i udhëhequr drejt fitores. Ne të rinjtë shqiptarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka, çdo gjë, me çdokush, me çdo çmim për t’u përballur me këto plehra dhe maskarenj, që çdo ditë po na vrasin shpresën dhe ëndrrën tonë” tha nga foltorja e 15 dhjetorit Eljoni. Disa ditë pas këtij fjalimi, grupi i Fiks Fare e kërkoi Eljonin dhe e takoi në Tiranë. Ai është nga fshati Kryevidh i Rrogozhinës dhe është marrë me strukturat e Partisë Demokratikë, që nga mosha 13 vjeçare. Ai thotë se është bërë kryetar i FRPD-së në moshën 16 vjeçare dhe arrin të sjellë në Tiranë mbi 40 vetë në protestat e mëdha. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, pasi një i ri që aspiron politikën, duhet të ketë dhe ide të reja. Të sjellë një frymë të re. Ndaj, dhe Fiksi e pyeti nëse ka apo jo prova për ryshfeti deri në 10 mijë euro. “Të kërkojnë kudo lekë sekserët, në kafe. Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Po, pa shkuar fare në zyrë, po te lokali i lagjes. Vjen të thotë tjetri, këtej nga Tirana e kanë bërë. Shkon te kafja dhe të vjen njëri që thotë njoh drejtorin dhe të mbaron punë” tha ai në takimin me Fiksin. A ka emra personash, zyrtarësh, institucionesh? Në çfarë vendi shkoi Eljoni dhe kush i kërkoi lekë?! Ai përgjigjet se “s’jena me i bo keq njerëzve, prandaj them, as flas e asnjë gjë. Ti e di këtu sekserlliku mbaron punë”. Gazetarët këmbëngulin se në çfarë zyre ka shkuar, kë ka takuar. “S’kam shkuar në zyrë, s’kam shkuar, është kot. Kam shkuar vetëm te lokali i lagjes dhe të takojnë, me të njohur” vijon ai. Por, a ka emra konkretë edhe të sekserëve? “Jo s’kam, s’kam emra” vijon 23 vjeçari, ndërsa shton se s’do që të denoncojë, pasi i ka punët në terezi, pasi ka lënë gjyshi shumë prona. I ka lënë edhe babai. “Unë e kam për këto të shkretët, të tjerët. Për studentë të tjerë, që janë hallexhi” shton Eljoni, ndërsa hedh një tjetër shashkë. “Ai muhabet ka 7 mua dhe janë ndërruar 4 veta. Në kafe ka thënë ai (sekseri) që e njoh unë. Unë kam qenë në një kafe lagje. Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj rastin” vazhdon ai. Biseda me Eljonin është e njëjtë me politikanët e vjetër. Mendësia është e njëjtë. Madje, edhe nëse forca që ai aderon vjen në pushtet, Eljoni i ka idetë e qarta. Për vete dhe për njerëzit e partisë që e rrethojnë. “Se dhe tanët po qenë, një m… do jenë. Të gjithë atë punë bëjnë. Shpenzim kanë, kanë harxhuar aty që të zhvatin. Ne e dimë realitetin” përfundoi ai. Fiksi tentoi të thellonte akuzën e Eljonit. Të shkonte bashkë me te në zyrat e shtetit. Ku dhe kush i kërkoi para për vendin e punës? Por, në fund, ai deklaroi se “edhe tanët po qenë, njësoj do kërkojnë lekë”. 2 vjet që merrem më përpara 9, që kam qenë me organizimin. 10 vite që kam me organizimin. 16 (vjeç) jam bërë kryetar, si u bëra kryetar! Jam bërë se sillja 40 veta këtu, i ke me foto e video të gjitha. Te lokali i lagjes mo burrë, të vjen të thotë tjetri vetë. Vjen të takon njëri njoh drejtorin, të mbaron punë. Ti e di këtu punë sekserlliku mbahet. Nuk kam shkuar, është kot! Me të njofme, 1, 2, 3. këtu i njëh, ai e njeh. Edhe ato s’kanë faj që kërkojnë. Ne e dimë këtë histori. Kanë shkuar tu ble vota atje, se kanë arritur këtu. Realitetin, e di unë e di kushdo. Është pa vlerë dhe për çfarë për një vend pune të qelbur. Të dh… punët e tyre, nuk dua t’i shkoj. Se i kam për terezi të miat, kur ta kuptojnë ropt. Se unë jam vëlla, unë të thashë s’kam nisur (pasurinë) e gjyshit. Më ka lënë gjyshi nja 1 (milionë) euro gjendje. Më ka lënë 1 (milionë) euro gjyshi, kështu që me nis pastaj te plaku, edhe 1 mund të shkoj plaku, kështu që. Unë e kam për këto që i thuaj asaj tjetrës ça bona dhe t’a denoncoj rastin tat që i kërkojnë. Kam aplikuar prapë thotë, po lërë njëherë të shohim, inshallah bëhet ndonjë gjë. Unë e kam për këto mo, që janë hallexhi po unë. Ose t’a thotë tjetri në kafe e njoh unë. Ka ik fare ajo punë. Se po tonët po qenë, më mut do jenë, po hajde tani. Kanë harxhuar ata të shkretë, kanë ardhur aty do zhvatin tani. Ne e dimë realitetin.

Lini një Përgjigje