Pikat kryesore
- VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 18:20 në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës dhe ka ndërruar jetë në vend.
- Sipas të dhënave paraprake, i mituri ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, në momentin kur dyshohet se ka ndodhur incidenti tragjik.
- Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 18:20 në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës dhe ka ndërruar jetë në vend. Sipas të dhënave paraprake, i mituri ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, në momentin kur dyshohet se ka ndodhur incidenti tragjik. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet pritet të hetojnë me detaje shkaqet e rënies dhe kushtet në të cilat ndodhej banesa në momentin e ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi Aksident në Vlorë/ Shoferi përplas dy makina për të shmangur një fëmijë, lëndohet një 8-vjeçar Aksident në rrugën e lumit të Vlorës/ Përmbyset makina, dyshohet për tre të plagosur (VIDEO)