Pikat kryesore
- Këtë të premte, moti parashikohet me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite.
- Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Këtë të premte, moti parashikohet me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore). Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.