Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit hap rrugë për më shumë investime dhe zbatim më…

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit hap rrugë për më shumë investime dhe zbatim më…

Pikat kryesore

  • Sipas saj, investimet kapitale nuk duhen trajtuar thjesht si shpenzime, por si një investim për zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
  • Ajo nënvizoi se këto investime japin efekt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, por sjellin edhe ndikime afatgjata në zhvillim dhe në standardin e jetesës.
  • Duke folur për rritjen e shpenzimeve përmes ribalancit, ajo tha se Ministria e Financave nuk duhet të udhëhiqet vetëm nga shifrat, por edhe nga nevojat konkrete të qytetarëve dhe institucioneve.

Ministrja e Financave, në podkastin “Ku janë paratë”, deklaroi se ribalanci i buxhetit për vitin 2026 është konceptuar për të siguruar fonde për zbatimin e investimeve kapitale, përmbushjen e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet kolektive dhe mbështetjen e politikave zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Sipas saj, investimet kapitale nuk duhen trajtuar thjesht si shpenzime, por si një investim për zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Ajo nënvizoi se këto investime japin efekt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, por sjellin edhe ndikime afatgjata në zhvillim dhe në standardin e jetesës. “Investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt ndaj produktit të brendshëm bruto, dhe pas reaalizimit të tyre, ato ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi ndaj ekonomisë dhe në përmirësimit të cilësisë së jetës”, theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke shtuar se vendimi për rritjen e shpenzimeve kapitale vjen si pasojë e realizimit më të mirë të projekteve dhe gatishmërisë më të lartë të institucioneve për të zbatuar aktivitetet e planifikuara. Duke folur për rritjen e shpenzimeve përmes ribalancit, ajo tha se Ministria e Financave nuk duhet të udhëhiqet vetëm nga shifrat, por edhe nga nevojat konkrete të qytetarëve dhe institucioneve. Sa u përket të ardhurave, ministrja bëri të ditur se arkëtimi i tatimeve po ecën sipas pritshmërive dhe se treguesit aktualë nuk sinjalizojnë shmangie të mëdha nga projeksionet. “Rritja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera janë mbi nivelin e kërkuar për të përmbushur projeksionet vjetore. Të dhënat tregojnë se të ardhurat po lëvizin në përputhje me planin dhe nuk ka bazë për pretendime se buxheti po përballet me probleme në arkëtim: Nuk mund të them se ka devijime. Matematika deri më tani tregon se tatimet do të inkasohen”, theksoi Dimitrieska-Koçoska. Në lidhje me deficitin buxhetor, ajo theksoi se ai nuk duhet vlerësuar përmes shifrave absolute, por sipas pjesëmarrjes në prodhimin e brendshëm bruto, pasi vetëm kështu mund të bëhen krahasime reale mes viteve të ndryshme dhe rrethanave ekonomike. Nuk mund të krahasojmë diçka që nuk është e krahasueshme”, theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke rikujtuar se në vitin 2020 vendi u përball me deficit buxhetor prej 8% të PBB-së, ndërsa shtoi se konsolidimi fiskal është bërë më i vështirë për shkak të sfidave dhe obligimeve të trashëguara. Duke folur për borxhin publik, ministrja tha se Ministria e Financave ndjek një politikë të kujdesshme në menaxhimin e financave publike dhe se besimi i tregjeve financiare ndërkombëtare është dëshmuar me emetimin e suksesshëm të euroobligacionit, me margjinën më të ulët historike. “Pikërisht për këtë arsye, kur emetuam euroobligacionin, arritëm margjinën më të ulët deri më tani, në aspekt historik”, tha ministrja. Në përfundim, Dimitrieska-Koçoska theksoi se politika fiskale mbetet e përqendruar në ruajtjen e stabilitetit, duke siguruar njëkohësisht mjete për projekte zhvillimore që do të japin efekte afatgjata për ekonominë.

Lini një Përgjigje