E konfirmon FSHF: Ylber Ramadani mungon në dy ndeshjet e shtatorit

HAMBURG, GERMANY - JUNE 19: Ylber Ramadani of Albania reacts after Qazim Laci of Albania (not pictured) scores his team's first goal during the UEFA EURO 2024 group stage match between Croatia and Albania at Volksparkstadion on June 19, 2024 in Hamburg, Germany. (Photo by Stuart Franklin - UEFA/UEFA via Getty Images)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e muajit shtator.

Ai do të mungojë në miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator dhe në sfidën kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Letonisë në “Air Albania”.

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, i cili bëri të ditur se futbollisti vuan nga një infeksion i përsëritur i laringut.

Sipas federatës, gjendja e tij kërkon disa ditë pushim dhe terapi me antibiotikë, duke e pamundësuar grumbullimin me Kombëtaren.

Mungesa e Ramadanit është një goditje për trajnerin Sylvinho, pasi mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemën e tij gjatë ndeshjeve të fundit.

Lini një Përgjigje