E frikshme në Greqi/ Policia gjen një fetus brenda shishes së qelqit! Ja çfarë thotë autori Një ngjarje shokuese është regjistruar në Greqi, ku policia ka gjetur një fetus brenda një shisheje qelqi. Gjithçka u zbulua në një apartament në Atikë, ku gjetën dhjetëra objekte antike dhe një fetus njerëzor brenda një shisheje qelqi transparente. “Gjyshi im e kishte në zotërim dhe unë e mbaja”, thuhet se i tha i arrestuari policisë, duke pretenduar se të gjitha objektet i kishin ardhur nëpërmjet të afërmve dhe se ai vetë nuk ishte përfshirë aktivisht në mbledhjen e tyre. Fetusi pritet të dërgohet në shërbimin mjeko-ligjor për të dhënë përgjigje në lidhje me origjinën e tij, ndërsa objektet e lashta do të transferohen në muzeun e Naxosit. Pensionisti pritet të dërgohet sot në Evelpidon, pasi autoritetet kanë ngritur një padi kundër tij për shkelje të legjislacionit për antikitetet. Pyetja që mbetet për t’u përgjigjur është se si dhe pse fetusi u gjet në posedimin e tij.
E frikshme në Greqi/ Policia gjen një fetus brenda shishes së qelqit!