E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, Monika Kryemadhi flet për jetën e saj,…

E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, Monika Kryemadhi flet për jetën e saj,…

Pikat kryesore

  • Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë për jetën e saj, kohën në politikë, familjen dhe tashmë kohën jashtë kostumit të politikës.
  • Ajo ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamtë në seancën e fundit të gjyqit të tyre.
  • për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper.

Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë për jetën e saj, kohën në politikë, familjen dhe tashmë kohën jashtë kostumit të politikës. Ajo ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamtë në seancën e fundit të gjyqit të tyre. “Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh… Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje. Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta.

Lini një Përgjigje