Pikat kryesore
- Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Arbi Agalliu.
- Agalli kishte denoncuar nga selia e PD, Belinda Ballukun dhe projektin e ndertimit te Tunelit te Llogarasë, nderkohe qe disa dite me vone, Balluku me gjasa i ka gjetur ‘fijet’.
- Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Arbi Agalliu. Agalli kishte denoncuar nga selia e PD, Belinda Ballukun dhe projektin e ndertimit te Tunelit te Llogarasë, nderkohe qe disa dite me vone, Balluku me gjasa i ka gjetur ‘fijet’. Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka n vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”, raportojnë mediat e Shqipërisë. Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”. Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”. Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.” .Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”. Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu. Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”. Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 18:02 “Dy toka në Vlorë”, dalin përgjimet, si ndërhyri Belinda Balluku për deputetin e PD-së 11/05/2025 17:56 Nasim Haradinaj: Kurti ka dashur ta zhvendosë vëmendjen nga rasti i Astrit Deharit 11/05/2025 17:49 Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin