Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

Pikat kryesore

  • Kushtetuta në nenet 27 e 31 të saj, garanton shtetasit e këtij shteti se, cilido që gjendet nën akuzë ka të drejtë themelore të njihet HOLLËSISHT me akuzën dhe të ketë mundësi të MBROHET efektivisht.
  • Ata kanë të drejtë të komunikojnë LIRSHËM dhe më KONFIDENCË me mbrojtësin ligjor.
  • Shtetasit nën akuzë duhet ta blejnë me para tekstin e akuzës dhe materialet që e shoqërojnë atë.

Nga Ylli Manjani 1. Kushtetuta në nenet 27 e 31 të saj, garanton shtetasit e këtij shteti se, cilido që gjendet nën akuzë ka të drejtë themelore të njihet HOLLËSISHT me akuzën dhe të ketë mundësi të MBROHET efektivisht. Ata kanë të drejtë të komunikojnë LIRSHËM dhe më KONFIDENCË me mbrojtësin ligjor. Çfarë ndodh realisht në gjykatën post-reformë: a. Shtetasit arrestohen, pra humbin lirinë, pa akuzë fare. b. Shtetasit nën akuzë duhet ta blejnë me para tekstin e akuzës dhe materialet që e shoqërojnë atë. c. Shtetasit nën akuzë, në paraburgim dhe pa para thjesht nuk kanë mundësi të njihen fare me asgjë nga dosja kundër tyre. c. Shtetasit nën akuzë dhe në paraburgim, megjithëse kanë para nuk i lejon siguria e burgjeve të njihen me dosjen. d. Shtetasit nën akuzë dhe të paraburgosur kur sillen në gjyq kyçen në kafaz të blinduar, ku nuk komunikojnë dot me avokatin.

Lini një Përgjigje