Pikat kryesore
- Durmishi ka theksuar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej dhe qarkullimi i automjeteve të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë.
Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka qenë në terren për të inspektuar nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së dheut, të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”. Durmishi ka theksuar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej dhe qarkullimi i automjeteve të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë. Ai po ashtu ka njoftuar se Ministria është në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në këtë autostradë, duke synuar zgjidhje afatgjata dhe rritje të sigurisë për qytetarët. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 23:01 “Kosova pjesë e Serbisë”, Shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kërkon falje 01/12/2026 22:53 Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën “Ibrahim Rugova” 01/12/2026 22:49 “Çka i duhet Vjosa Osmani Albin Kurtit ma?