Duan të rrisin rrogën e tyre me 1600 euro”, Rama për gjyqtarët: Vendimi i turpshëm! Këtë…

Duan të rrisin rrogën e tyre me 1600 euro”, Rama për gjyqtarët: Vendimi i turpshëm! Këtë…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të rrogës, prej 1600 eurosh, për magjistratët në Republikën e Shqipërisë.
  • Kryeministri paralajmëron se këtë herë nuk do të heshtë, siç bëri me kërkesën e mëparshme të gjyqtarëve për rritje të rrogës.

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të rrogës, prej 1600 eurosh, për magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri paralajmëron se këtë herë nuk do të heshtë, siç bëri me kërkesën e mëparshme të gjyqtarëve për rritje të rrogës. “Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit”, tha Rama në një postim në “X”. “Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre”.

Lini një Përgjigje